Mediu: Nuk do të ndalemi për cështjen e pronës
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, e spostoi turin e tij elektoral në qytetin e Korçës. Ai tha se "zëri republikan në Kuvendin e Shqipërisë nëpërmjet njerëzve të ndershëm, do të jetë zëri i Korçës dhe mbarë Shqipërisë, zëri i dëshirës do të jetë zëri i njerëzve që besojnë në Zot në radhë të parë, njerëzve që besojnë në të mirën, në moralin, në dashurinë, në respektin karshi njëri-tjetrit". Më tej, Mediu iu drejtua Korçës dhe gjithë Shqipërisë që të votojnë PR-në më 28 qershor. Mediu shtoi se "PR-ja nuk do të ndalet asnjëherë në zgjidhjen e çështjes së pronës, pasi kjo ka qenë gjithmonëë pjesë e rëndësishme e prioritet i politikës sonë si republikanë, çështja e pronës do të zgjidhet përfundimisht gjatë mandatit të dytë qeverisës".