E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët shqiptarë sulmojnë faqet serbe

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 13:00

Hakerët shqiptarë kanë sulmuar një faqe zyrtare të një institucioni të Serbisë.

Në sulmin e ndërmarrë ndaj faqes së institucionit ”Brendi Nacional i Serbisë” (Nacionalni Brend Srbije), është vendosur harta e Shqipërisë Etnike, ku janë përfshirë të gjitha trevat shqiptare në një shtet të vetëm.

Sipas medieve serbe, harta përfshin Shqipërinë me Kosovën, Luginën e Preshevës, si dhe pjesë të Maqedonisë, Greqisë dhe Malit të Zi.

Ky nuk është sulmi i parë që së fundi është ndërmarrë nga hakerë shqiptarë.

Nga ana tjetër, hakerë serb gjithashtu javën e kaluar patën si caqe sulmesh disa faqe të institucioneve të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›