Kartelat shëndetësore, së shpejti në internet
Kartelat shëndetësore, së shpejti në internet
Informatizimi i sistemit të shërbimeve shëndetësore pritet të shtrihet edhe në rrjetet spitalore, duke krijuar kështu skeda për pacientët me të dhëna të sakta për shtrimet, vizitat dhe kurat e tyre. I gjithë ky projekt do të bëjë të mundur që shumë shpejt kartela shëndetësore e çdo pacienti të jetë e disponueshme në internet. Në këtë mënyrë, mjekët do ta kenë më të lehtë të evidentojnë saktë sëmundshmërinë kronike në vend. Kjo skemë e re do të ndihmojë njëkohësisht dhe Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të planifikojë një shpërndarje reale të fondeve për qendrat shëndetësore, me synimin për të minimizuar korrupsionin në shëndetësi. Sipas ISKSH-së, aktualisht janë të regjistruar elektronikisht rreth 3.5 milionë qytetarë, ndërkohë që procesi është drejt përfundimit. Veç të tjerash, përfundimi i këtij procesi do të ndihmojë në një fleksibilitet më të madh në lëvizjen e popullatës dhe zbatimin e parimit të zgjedhjes së lirë të mjekut të familjes.
Recetat elektronike
3.5 milionë qytetarë janë të regjistruar elektronikisht
800 farmaci do ta dërgojnë informacionin online
24 orë kohë do të kenë farmacitë për deklarimin e recetave