E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartonat, privohen 21 lojtarë në dy Kategoritë kryesore

Albania-Sport - Janë plot 21 lojtarët e pezulluar për shkak kartonësh që nuk mund të aktivizohen në javën e 22-të të Kategorisë Superiore dhe në javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Skuadrat më të goditura në Kategorinë Superiore janë Dinamo, me 3 lojtarë, si dhe Teuta dhe Flamurtari, me nga dy lojtarë. Tirana, Apolonia, Kastrioti dhe Partizani nuk kanë lojtarë të pezulluar për javën e 22-të.
Ndërkohë, dy skuadrat më të penalizuara të Kategorisë së Parë janë Sopoti dhe Pogradeci, me nga dy lojtarë të pezulluar secila. Kurse Besëlidhja, Tomori, Turbina, Skënderbeu, Bilisht Sport, Gramshi dhe Ada nuk kanë lojtarë të pezulluar për javën e 17-të.Ja dhe lista e plotë e lojtarëve të pezulluar:

Kategoria Superiore:

Elbasani - Mardjan Kacollja (6v) - 2 ndeshje pezullim.
Besa - Renato Arapi (3v)
Flamurtari - Erald Guna (3v), Roland Nenaj (lv, 1k)
Luftëtari - Rostand Simo (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dënuar në javën e 21-të dhe në vazhdim.
Shkumbini - Daniel Ramazani (3v)
Dinamo - Goran Vincetic (6v) - 2 ndeshje pezullim, Julian Ahmataj (6v) - 2 ndeshje pezullim, Ilirjan Caushaj (3v)
Teuta - Edlir Tetova (3v), Bledar Devolli (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dënuar në javën e 21-të e në vazhdim
Vllaznia - Armir Grima (3v)

Kategoria e Parë

Sopoti - Xhenard Rada (6v) - 2 ndeshje pezullim, Shkelqim Hajdari (1k)
Tepelena - Eugen Ruci (3v)
Laci - Taulant Sefgjini (6v) - 2 ndeshje pezullim
Pogradeci - Elvis Balla (3v), Kopi Cerepi (3v)
Sotiraq Kerthi (6v) - 2 ndeshje pezullim, i dënuar në javën e 16-të e në vazhdim.
Lushnja - Gentian Cela (3v)
Erzeni - Laert Kamberi (3v)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›