E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksander Zaitsev: “Nuk e kam frikë Qaton!”

EKSKLUZIVE- Kundërshtari i Kreshnik Qatos (28-vjec), boksieri rus Aleksander Zaitsev, i cili më 28 mars mbush 37, pohoi ekskluzivisht për Albania-sport.com se takimi kundër shqiparit është shumë i rëndësishëm për të. Dy boksierët edhe pse qëndrojnë në të njëjtin hotel, nuk kanë dashur të shkembejnë asnjë njohje kortezie me njeri-tjetrin.
"Dueli me Kreshnik Qaton është shumë i rëndësishëm për mua pasi bëhet fjalë për titullin kampion europian në peshën super të mesme", pohoi në një nga ambientet e Hotel "Rogner", boksieri rus, që u asistua në deklaratën nga bashkëshortja e tij. "Shumë boksierë punojnë gjithë jetën e tyre për të qenë afër këtij titulli dhe, unë nuk dua kurrsesi ta humbas shansin".
I pyetur nga Albania-sport, nëse kishte patur mundësi ta njihte më parë Kreshnik Qaton, 36-vjecari Zaitsev,u përgjigj: "Jo nuk e kam njohur direkt, por kam parë disa kaseta të tij dhe ndeshje të tij. Qato, ka boskuar kundër një boksieri rus në Kiev. Gjithsesi nuk kam frikë ndaj tij".
Trajneri i Zaitsev, Oleg Kostromin,i vetmi që ka ka kontaktuar me Qaton shprehet më entuziast dhe i sigurt për fitoren e boksierit të tij. "Unë kam punuar shumë me boksierin tim, aq më tepër që si trajner kam humbur me Qaton kur ai mposhti një boksierin tim, Vladimir Zavgorodniy, dhe këtë radhë dëshiroj të marr revanshin".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›