E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët zhgënjejnë në Europë, Dallku e Curri mundin Xhihanin

Shqiptarët që luajnë në kampionatet e ndryshme të Europës kanë kaluar një fundjavë zhgënjyese. Shumica prej tyre, të impenjuar të dielën me ekipet përkatëse, kanë humbur ose nuk kanë shkuar më tej se një barazim. Erjon Bogdani luajti si zëvendësues në minutën e 59-të në vend të Granoche në barazimin 1-1 të Kievo me Udineze në Serinë A. TuS Koblenz i gjashtë shqiptarëve humbi 0-3 në shtëpi me Duisburg në Bundesligën 2. Në lojë ishin Skela, Sh. Kuqi, Nj. Kuqi dhe Skeraj. Skela krijoi disa mundësi për gol, ashtu siç patën raste edhe dy vëllezërit Kuqi. FC Augsuburg i Edmond Kapllanit humbi 0-1 në shtëpi me Alemannia Aachen në Bundesligën 2. Shqiptari hyri në lojë në minutën e 72-të në vend të Szabics, por pa mundur të shënojë. Rikthimi i tij ka vlerë në këtë takim. Vorskla e Debatik Currit dhe Armend Dallkut fitoi 2-0 kundër Zorja Lugansk të sulmuesit Parid Xhihani. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 12-të të kampionatit ukrainas.

A. M.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›