Grevistët, tetë studentë gdhihen në infektiv
Në të gdhirë të ditës së hënë, gjendja e grevistëve të Universitetit Bujqësor është përkeqësuar. Sot ata ndodhen në ditën e shtatë të grevës. Gjatë 48 orëve të fundit, disa studentë janë transportuar në spitalin e Tiranës. Ndërkohë që deri dje në mëngjes, kanë qenë tetë studentë të cilët janë trajtuar me serume pranë shërbimit infektiv në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza". Dy mjekë vizitojnë dhe mbajnë nën kontroll situatën shëndetësore të 15 studentëve grevistë. "Janë tetë studentë të cilët kanë shkuar në spital. I fundit ka ardhur në godinë në orën 4 të mëngjesit, gjendja e tyre është përkeqësuar, ndodhemi në ditën e shtatë të grevës", tha organizatori i grevës së studentëve në Universitetin Bujqësor, Entel Agolli. Sipas tij, pavarësisht 20 kuotave shtesë që ka akorduar rektorati për studentët e Bujqësorit, ato nuk i përmbushin kërkesat e tyre, kështu që greva do të vazhdojë, madje pritet që ajo të përshkallëzohet.
Protesta
Dje studentët grevistë, 150 të tjerë që u bashkohen kërkesave të tyre, si dhe prindër, kanë protestuar para portës kryesore të Universitetit Bujqësor në Kamëz. Më pas ata janë zhvendosur pranë Kryeministrisë. Me pankarta në duar, grevistët kanë kërkuar që të dëgjohen kërkesat e tyre dhe të përfshihen në programin e dytë të studimit DND, pa pasur si kriter mesataren. Ndërkohë që kanë kërkuar asistencën e Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit lidhur me evidentimin e shkeljeve ligjore në Universitetin Bujqësor. Nisur nga këto shkelje, studentët kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit Bujqësor. "Në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga dekanati dhe nuk do të merren parasysh kërkesat tona, ne jemi të vendosur, bashkë me grupin do të bashkohen edhe studentë të tjerë", thanë grevistët. Para nisjes së grevës së urisë, studentët e Universitetit Bujqësor, përkatësisht dega e politikave agrare dhe agrobiznesi, kanë takuar zëvendësministren e Arsimit dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrisë për të nisur negociatat me drejtues të Universitetit Bujqësor, në mënyrë që mesatarja të mos bëhet pengesë e vazhdimit të studimeve për 200 studentë.
Kërkesat
Studentët kërkojnë vazhdimin e studimeve në nivelin e dytë, sipas Kartës së Bolonjës. Por, drejtuesit e këtij universiteti kanë vendosur një mesatare pranimi, si kusht për kalimin në nivelin e dytë. Studentët kërkojnë të ndjekin studimet e ciklit dyvjeçar, për të marrë një diplomë të nivelit të dyte të integruar, në përputhje me sistemin e Bolonjës. Të rinjtë paralajmërojnë se do të rrinë të ngujuar deri në fund të zgjidhjes së kërkesës së tyre, pasi cikli trevjeçar që ata kanë përfunduar aktualisht nuk njihet nga tregu i punës si diplomë.