Kartoni i kuq, 2000 leke
Një lojtari në kampionatin shqiptar, në këtë sezon, kartonët e verdhë do t'i kushtojë një javë pezullim. Komiteti ekzekutiv në mbledhjen e djeshme ka vendosur që në kampionat një lojtar të pezullohet me 2 kartona të verdhë dhe jo me tre, si sezonin e shkuar. Gjithashtu, komiteti ka miratuar edhe rritjen e pagesave për kartonat në kampionat. 500 lekë kushton kartoni i parë i verdhë, 1000 lekë kartoni i dytë i verdhë dhe 2000 lekë kartoni i kuq. Po kështu, vec ndryshimeve të rëndësishme në rregulloret e aktivitetit, komiteti u ka bërë një riformulim të gjitha neneve të tyre, të cilat nuk kanë qenë shumë të qarta dhe kanë lënë për të dëshiruar në sezonin që u mbyll. Kështu, sipas burimeve pranë komitetit, janë parë nenet ku saktësoheshin dënimet për ekipet, të cilat braktisnin fushën e lojës, si në sezonin e fundit. Po kështu edhe për gabimet teknike në një ndeshje janë ndryshuar rregullat nga ana e federatës. Nëse një ekip i dëmtuar, fakton një gabim teknik të gjyqtarit në një ndeshje, me mjete të tjera, si pamje filmike apo dicka tjetër, atëherë, ndeshja përsëritet. Gjithshtu janë parë edhe nenet që saktësojnë mënyrën e klasifikimit të ekipeve në renditjen e përgjithshme, kur skuadrat janë me pikë të barabarta