Klubet e kategorisë superiore, kerkohet garanci bankare
Komiteti ekzekutiv i FSHF ka miratuar dje mendimin e sektorit të garave, që klubet duhet të ngurtësojnë para në bankë për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit në rast të ndonjë problemi financiar të presidentëve. Ka qenë sekretari Mici, ai që ka pohuar dje një fakt të tillë. "Tashmë është saktësuar një gjë e tillë. Klubet duhet të bllojkojnë një shumë parash. Për shumën nuk u caktua asgjë sot, por gjithcka do të miratohet në mbledhjen e 21 gushtit, pas marrjes së mendimit edhe nga presidentët," është shprehur dje Mici. Pra klubet e kategorisë superiore, që prej këtij sezoni do të kenë si kusht bllokimin e disa parave në bankë. Por presidentët vazhdojnë të jenë kundër këtij mendimi. Ndërkohë një burim pranë komitetit është shprehur se klubet me anë të një shume të caktuar parash, mund edhe të sigurohen në një kompani sigurimesh, për të konfirmuar vazhdimësinë e ekipit deri në fund të sezonit. Saktësisht mes dy versioneve duket se ka fituar ngurtësimi i parave dhe jo sigurimi i sezonit një një kompani sigurimesh.