Real Madrid dhe Çelsi, garë për Ibrën
Vetëm pak ditë pasi pranoi se do t‘i pëlqente të luante në Angli ose në Spanjë, mediat italiane kanë filluar të spekulojnë rreth së ardhmes së Zlatan Ibrahimoviç. Real Madrid, klub që prej kohësh nuk e ka fshehur faktin se admiron lojën e suedezit, cilësohet si kandidatët më të fortë për të marrë shërbimet e sulmuesit. Kjo edhe pas pohimit të trajnerit Bernd Shuster, i cili deklaroi se është i interesuar për të pasur në skuadër Ibrën. "Ai është një lojtar i madh dhe do të më pëlqente që ta kisha këtu", ishin fjalët e teknikut gjerman. "Të gjithë futbollistët më të mirë janë të mirëpritur dhe ata gjithmonë do të jenë në shënjestrën e Realit të Madridit. Ibrahimoviç është njëri prej atyre që do të më pëlqente t‘i kisha në dispozicion". Kaq ka mjaftuar dhe gazetat italiane kanë folur menjëherë për merkato, madje edhe për oferta konkrete. Sipas "Corriere dello Sport", në kryeqytetin spanjoll janë të gatshëm që të derdhin në arkat e Interit 70 milionë euro, ose 50 milionë euro plus kartonin e Mahmadu Diarrasë për të arritur te sulmuesi suedez. Kjo ofertë cilësohet si mjaft interesante për zikaltërit, pasi prej disa muajsh ata kërkonin ish-mesfushorin e Lionit. Diarra ishte shndërruar në objektivin madhor të kampionëve të Italisë për merkaton e verës, ndërsa nga ana tjetër, largimi i lojtarit nga "Santiago Bernabeu" duket pothuajse i sigurt, pasi marrëdhëniet me trajnerin Shuster nuk janë nga më të mirat. Shanset që Ibrahimoviç të vazhdojë karrierën në Primera Division janë të mëdha dhe Interi mund të bindet që të pranojë ofertën e "merengues", edhe sepse që prej fillimit të vitit 2008, lojtari ka vuajtur një dëmtim kronik në gju.
Oferta madrilene ka shërbyer si katalizator edhe për drejtuesit e Çelsit. Roman Abramoviç nuk dëshiron të mbetet mbrapa dhe ka bërë një ofertë thuajse të njëjtë: para dhe një lojtar për Interin. Por, në këtë rast, emri është i parezistueshëm. Duket se aventura e Didier Drogba në "Stemford Brixh" po arrin fundin dhe londinezët kanë menduar ta zëvendësojnë me Ibrahimoviç. Kjo është arsyeja përse Çelsi ofron 20 milionë euro plus kartonin e Drogbasë në këmbim të Ibrahimoviç. Edhe në këtë rast kushtet e marrëveshjes janë joshëse, mbi të gjitha duke pasur parasysh se trajneri i ardhshëm i Interit mund të jetë Murinjo, i cili arrin të nxjerrë më të mirën nga talenti i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.