E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karvajo i çon mesazhe Interit

Mialno - Rikardo Karvajo akuzon Çelsin se nuk është kujdesur sa duhet për lojtarin gjatë kohës kur ky qenë i dëmtuar dhe shpreh dëshirën për të kaluar te Interi. Në fakt vetë Interi dhe Mourinjo e kërkojnë lojtarin që e shohin si përforcimin e duhur të repartit të mbrojtjes.

31 vjeçari Karvajo në një intervistë të gjatë dhënë Daily Star, tregon gjithë mospëlqimin e tij për ekipin londinez dh shprehet se ka ardhur koha të ndryshojë skuadër.

"Mendoj se periudha ime te Çelsi ka përfunduar dhe jam shumë i lumtur që një klub i madh si Interi më kërkon. Do të ishte një sfidë e re, tërheqëse. Mourinjo? Është trajneri që më njeh më mirë se kushdo tjetër. Shpresoj të bëjmë një marrëveshje: të kthehesh e të punosh me Hozen, do të ishte vërtet fantastike.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›