E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma pritet të sakrifikojë sulmuesin Mirko Vuçiniç

Romë - Klubi i Romës është i detyruar të shesë ndonjë nga lojtarët e tij më të mirë për shkak të vështirësive ekonomike. “Il Tempo” shkruan se emri më i mundshëm për t’u larguar nga skuadra kryeqytetase është ai i sulmuesit Mirko Vuçiniç.

“Italpetrol”, kompania që mbështet klubin, ka afërsisht 300 milionë euro borxh, kështu që Roma duhet të nxjerrë patjetër në shitje ndonjërin nga “bigët” e saj për të rregulluar disi financat.

Lojtarët më të kërkuar nga klubet e tjerë janë mbrojtësit Huan dhe Mekses. Por, trajneri Luçiano Spaleti nuk dëshiron assesi të lëshojë mbrojtësit e tij, dhe për këtë Vuçiniç duket më i predispozuari për t’u larguar. Me shitjen e tij skuadra e Romës pritet të përfitojë 25 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›