E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: NATO rrezikon të kthehet në forcë pushtuese

Ai paralajmëroi se NATO-ja rrezikon të kthehet në “forcë pushtuese” nëse vijon me sulmet që vrasin civilët.
“NATO duhet ta dijë mirë se sulmet ajrore mbi shtëpitë afgane nuk mund të lejohen dhe se populli afgan nuk do ta tolerojë këtë më”, theksoi Karzai gjatë një konference për shtyp.

“Nëse ata nuk ndalojnë sulmet ajrore mbi shtëpitë afgane, prezenca e tyre në Afganistan do të konsiderohet si pushtim dhe në kundërshtim me dëshirën e popullit afgan”, shtoi ai.

Deklaratat e tij të fundit vijnë pasi dënoi ashpër vrasjen e 14 civilëve, 12 fëmijëve dhe dy grave,në jug të vendit gjatë sulmeve të së shtunës.

Paul Wood i BBC-së në Kabul theksoi se deklaratat e Presidentit të Afganistanit tregojnë qartë një të çarë serioze mes Karzait dhe NATO-s.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-01 11:51
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›