Bullgaria dhe Rumania, nuk i bashkohen zonës “Shengen”
Vendimi nëse Bullgaria dhe Rumania duhet t`i bashkohen zonës Shengen, është shtyrë sërish, për shkak të kundërshtimeve të Holandës dhe Finlandës. Sekretari gjerman për çështje të brendshme, Ole Shrëder, tha se ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes dhe se çështja do të diskutohet në Samitin e BE-së më 17-18 tetor. Komisioni Evropian ka vlerësuar se të dyja vendet kanë përmbushur kriteret teknike dhe ligjore.
Shumica e vendeve anëtare janë pro lejimit të hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në hapësirën e Shengenit, ndërsa Holanda dhe Finlanda kundërshtojnë, duke thënë se Sofja dhe Bukureshti duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Marrëveshja "Shengen" nuk mund të aplikohet, nëse nuk janë plotësuar kushtet teknike dhe ato politike, pra duhet të funksionojnë si sistemi juridik ashtu edhe ai politik.
Në rastin konkret ky kriter nuk përmbushet. Më herët prokuroria rumune deklaroi se po hetonte ndaj më se 3.000 të dyshuarve për ryshfet dhe kontrabandë, nga këto vetëm 2.000 raste i kanë kaluar drejtësisë. Ndaj anëtarët e komisionit europian shprehin vërejtjen se shpesh nuk jepen dënime konform ligjit. Në Bullgari ende ka boshllëqe në kontrollet e kufijve të jashtëm të BE-së. Rumania ende konsiderohet si e papërgatitur për të hyrë në zonën `Shengen` dhe situata është e ngjashme edhe në Bullgari