Karzai distancohet nga NATO
Një ditë pas kritikës së tij ndaj Perëndimit dhe SHBA-së, presidenti afgan, Hamid Karzai, e vuri në pikëpyetje ofensivën e planifikuar të NATO-s në rajonin e Kandaharit.
Para rreth 1.500 kryetarëve të fiseve në qytetin Kandahar, Karzai tha se në rast se operacioni ushtarak nuk do të mbështetet prej popullsisë lokale, ai do ta bllokojë planin.
Në takim mori pjesë edhe kryekomandanti i trupave të NATO-s dhe i atyre amerikane, gjenerali amerikan, Stanley McChrystal. NATO-ja po përgatit aktualisht ofensivën më të madhe kundër talibanëve radikalë-islamikë në rajon, që prej fillimit të luftës para tetë vjetësh.
Karzai tha para parlamentarëve afganë se në rast se SHBA-ja dhe aleatët e saj vazhdojnë t'i japin urdhra qeverisë në Kabul, kryengritja e talibanëve mund të kthehet në një lëvizje rezistence të ligjshme.
Deklaratat e presidentit afgan i citoi gazeta "Wall Street Journal".
Në anën tjetër, NATO ka pranuar se ka vrarë pesë civilë afganë, gjatë një aksioni të forcave të koalicionit në juglindje të Afganistanit.
"Forcat ndërkombëtare ishin përgjegjëse për vrasjen e civilëve”, u theksua në kumtesën e NATO-s.