E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Peshawar

Një seri shpërthimesh kanë goditur qytetin pakistanez të Peshawar-it, pranë konsullatës amerikane.

Dëshmitarë okularë thanë se shtëllunga tymi po ngrihen lart në qiell, ndërsa disa ndërtesa janë rrëzuar.

Pas shpërthimeve pati një shkëmbim zjarri midis forcave të sigurisë dhe militantëve të dyshuar.

Dëshmitarët okularë dëshmuan për skena kaotike pas valës së shpërthimeve dhe fillimisht nuk kishte informata të sakta për numrin e të vrarëve apo të plagosurve.

Një sulm tjetër ka ndodhur në veriperëndim të Pakistanit, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 38 persona.

Disa burime theksuan se ishte ky një sulm vetëvrasës, ndërsa disa të tjera theksuan se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, e vendosur në vendit ku pritej të zhvillohej një tubim i partisë ANP.

ANP, anëtare e koalicionit të qeverisë federale drejtuese është kundërshtare e fortë e militantëve islamistë dhe takimet e tyre janë sulmuar edhe herë të tjera nga talibanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›