Kosovë/ Mujota: Misioni i FSK-së do të shtrihet në të gjithë territorin
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, ka deklaruar se zvogëlimi i trupave të NATO-s nuk do ta shtojë përgjegjësitë e kësaj force.
Në një intervistë për BBC-në Mujota theksoi se kompetencat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), mbesin në fushën e mbrojtjes civile, siç është përcaktuar me pakon e Ahtisarit dhe me Kushtetutë.
Sipas ministrit Mujota, FSK po pranohet gjithnjë e më shumë nga pakicat, përfshirë atë serbe, si një strukturë që mbron interesat e të gjithë qytetarëve.
Megjithëse FSK-ja deri tani nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet në veri të Mitrovicës, kreu politik i saj thotë se ajo do ta kryejë misionin në tërë territorin e Kosovës.