E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsimi profesional, Tafaj dhe Ksera pro ndryshimeve në ligj

Këshilli kombëtar i formimit profesional, i kryesuar nga Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe Ministri i punës Spiro Ksera kanë zhvilluar një takim për ndryshimet në ligjin e arsimit profesional. Ndryshimet në këtë ligj sipas ministrit Tafaj, janë mekanizma që do të ndihmojnë rritjen e fleksibilitetit në shkolla, por edhe në nxitjen e vetpunësimit të nxënësve që mbarojnë shkolla apo kurse profesionale.
Ndërkohë edhe Ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta Spiro Ksera është shprehur se formimi profesional është një hallkë e rëndësishme për punësim.
Ndërkohë që ky ligj synon edhe ndryshimet dhe rregullimet e marrëdhënieve me pushtetin lokal, për arritjen e një suksesi sa më të madh në arsimin profesional.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›