E Shtunë, 31 Tetor 2026

çështja e emrit, Drucas në Uashington

Përfaqësuesi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington, ku çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë pritet të zërë një vend kryesor në bisedimet me autoritetet amerikane.
Drucas do të takohet sot me sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, me të cilën do të bisedojë edhe për marrëdhëniet dypalëshe Greqi-SHBA, si dhe mbi mundësinë e heqjes së vizave për qytetarët grekë.
Drucas do të takohet edhe me nënsekretarin James Stainberg, me një grup senatorësh e kongresmenësh, për të udhëtuar më pas drejt Nju Jorkut, ku në Pallatin e Qelqtë do të takojë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›