E Diel, 1 Nëntor 2026

Karzai kërkon ndihmën e Arabisë Saudite

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i cili po shpreson që këtë vit të fillojë një iniciativë paqësore, është nisur sot për vizitë në Arabinë Saudite, për të kërkuar ndihmën e mbretit saudit në përpjekjet për të joshur kryengritësit talebanë.

Riadi, një nga tri kryeqytetet në botë, që kishte njohur qeverinë e talebanëve, gjatë kohës sa militantët islamikë ishin në pushtet, para përmbysjes së tyre në vitin 2001, ka theksuar se kjo lëvizje duhet t’ia mohojë strehimin udhëheqësit të Al Qaidës, Osama Bin Ladenit, si kusht që Arabia Saudite të aktivizohet si ndërmjetësuese.

Arabia Saudite ka ndihmuar në aranzhimin e kontakteve mes qeverisë së Karzait dhe përfaqësuesve të talebanëve dhe Karzai kërkoi sërish ndihmën e Riadit, gjatë konferencës për Afganistanin, e cila u zhvillua javën e kaluar në Londër.

Pallati presidencial në Kabul theksoi se gjatë vizitës në Riad, Karzai do të bisedojë me mbretin Abdullah për pajtimin kombëtar në Afganistan dhe në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›