E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja SHBA-Rusi në prill?

Marrëveshja e re mes SHBA-së dhe Rusisë, për reduktimin e arsenalit bërthamor të këtyre dy vendeve, do të nënshkruhet para samitit mes këtyre dy vendeve, I cili do të zhvillohet në prill, në Washington.

Kryetari i Komitetit për politikë të jashtme të dhomës së epërme të parlamentit të Rusisë, Mihail Margelov, deklaroi për radion Ekho Moskva, se marrëveshja do të nënshkruhet përfundimisht në fillim të prillit, para samitit që do të zhvillohet në Washington më 12 dhe 13 prill.

Ai më tutje shtoi se ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në ndonjë shtet të Europës Lindore.

Marrëveshja e shumëpritur për të zëvendësuar traktatin START, të nënshkruar në vitin 1991, afati i së cilës skadoi më 5 dhjetor të vitit të kaluar, pritet t’i kontribuojë përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›