E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ish-mjek vret 8 nxënës në Kinë

Një ish-mjek, i armatosur me thikë, ka vrarë sot tetë nxënës dhe ka plagosur pesë të tjerë, në një shkollë fillore në lindje të Kinës, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Sulmuesi u arrestua pas sulmi që ndërmori në orët e mëngjesit, njoftoi agjencia kineze e lajmeve, Xinhua. Bëhet këtu fjalë për një ish-mjek, me një histori të problemeve mentale, deklaroi një zyrtar i zyrës së qeverisë në qytetin Nanping, i cili deshi të mbetet anonim.

Tetë fëmijë, nxënës të shkollës fillore në Nanping u vranë, ndërsa pesë fëmijë të tjerë po trajtohen në spital. Zyrtarët njoftuan se gjashtë fëmijë kanë vdekur pas sulmit në vendin e ngjarjes.

Sulmuesi, në moshën prej 41 deri 42 vjet, ishte larguar më herët vullnetarisht nga vendi i tij i punës në një klinikë.

Shkolla u mbyll menjëherë pas sulmit dhe nxënësit u dërguan në shtëpi.

Kina ka përjetuar gjatë viteve të kaluara një seri të sulmeve nëpër shkolla, për të cilat në të shumtën e rasteve janë fajësuar personat me të meta mendore, duke nxitur kështu kërkesat për shtimin e masave të sigurisë.

Fillimisht, autoritetet kineze nuk ofruan hollësi për motivin e këtij sulmi kundër fëmijëve në Nanping.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›