Karzai pro zyrave të talebanëve në Katar

Presidenti Afgan Hamid Karzai tha se vendi i tij mbështet vendimin e talebanëve për të hapur një zyrë politike në Katar për lehtësimin e negociatave të paqes.
Zyra e Karzait, në një deklaratë për median tha se Afganistani “pajtohet me negociatat në mes të SHBA-së dhe talibanëve, që do të çonin në krijimin e një zyre në Katar”.
Deklarata e tij vjen një ditë pasi zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se SHBA do të mbështesë marrëveshjen, nëse ajo ndihmon në përfundimin e luftës afgane.