E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Mubarak dhe ndihmësit e tij,“nxitës të vrasjeve”

Prokuroria që po merret me rastin e gjykimit të Hosni Mubarakut ka konstatuar se ish presidenti i Egjiptit, shefi i tij i sigurisë dhe gjashtë zyrtarë të lartë policorë kanë qenë “nxitës të vërtetë” të vrasjes së mbi 800 protestuesve gjatë trazirave të vitit të kaluar.
 

Mubaraku dhe shtatë të pandehurit e tjerë akuzohen për përfshirje në vrasje dhe, nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me dënimin me vdekje.

Gjatë seancës së sotme dëgjimore, kryeprokurori Mustafa Suleiman tha se tetë personat në fjalë, në mënyrë të qartë, kanë autorizuar përdorimin e municionit të vërtetë.

Suleiman po ashtu tha se policia duhet të nisë hetimet e veta, me interevistimin e qindra dëshmitarëve, mjekëve dhe zyrtarëve policorë.

Autoritetet e sigurisë kishin injoruar kërkesat e prokurorisë për të ndihmuar në hetime.

Protestat e vitit të kaluar në Egjipt çuan në përmbysjen e Hosni Mubarakut, pas 30 vjetësh në pushtet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›