SHBA: Sanksionet ndaj Iranit, rezultative
Shtetet e Bashkuara deklaruan se kërcënimi i Iranit për të reduktuar kalimin e anijeve në Gjirin Persik, në rast sanksionesh të reja, tregojnë se presioni ndërkombëtar mbi Republikën Islamike po jep efekt.
Departamenti i Shtetit deklaroi se sanksionet mbi Teheranin për programin e tij bërthamor po rëndojnë seriozisht dhe se Irani po përpiqet që të largojë vëmendjen e botës nga ky fakt.
Irani zhvilloi 10 ditë stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Hormuzit. Monedha iraniane Rial ka rënë në nivele rekord, por sipas zyrtarëve në Teheran kjo s`ka të bëjë me sanksionet.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deri më tani katër radhë sanksionesh ndaj Iranit.
Një ditë më parë edhe Franca kërkoi ashpërsimin e sanksioneve kundër Iranit për të mos lejuar Republikën Islamike të arrijë të ndërtojë armë bërthamore.