SHBA, Mishell Bahmen tërhiqet nga gara presidenciale

Kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara, Mishell Bahmen, është tërhequr nga gara presidenciale.
Bahmen, e cila vjen nga radhët e Partisë Republikane ka deklaruar se ka vendosur të "qëndrojë mënjanë", pas marrjes së vendit të gjashtë në shtetin e Ajouës.
Ky i fundit ka zhvilluar garën e parë për zgjedhjen e kandidatit republikan, garues në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.
Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romnei, ka fituar me vetëm 8 vota epërsi ndaj ish-senatorit amerikan, Rik Santorum.