Leo i trembet entuziazmit: Ende 4 pikë larg Interit
“Në këto momente jemi ende katër pikë larg Interit, më parë duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Kievos dhe më pas të shohim klasifikimin”. Leonardo kërkon të mbajë të përqendruar lojtarët e Milanit, në prag të sfidës me veronezët. Humbja që Interi pësoi të premten me Katanian, cilësohet si një shans i madh për kuqezinjtë: me një fitore në mbrëmjen e sotme, ata do të kishin vetëm një pikë diferencë nga zikaltërit. “Ashtu siç është konfirmuar nga fillimi i sezonit e deri më tani, në kampionat ndodhin gjëra që nuk mund të parashikohen. Tashmë, duhet të jemi të aftë që të vazhdojmë rrugën tonë ndeshje pas ndeshje. Duhet të hedhim në fushë lojtarët që kemi në dispozicion, duke u përpjekur që të ruajmë të pandryshuar filozofinë tonë të lojës. Kjo ka bërë që të jemi në vendin e dytë dhe të luftojë ende për titullin”, tha tekniku brazilian, i cili tashmë duket se e ka harruar turpërimin në Champions. “Kundër Kievos të gjithë duhet të sakrifikojnë për të marrë maksimumin e pikëve”.
#