E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez fiksohet me Runin Kaka ndoshta te Junajtid?

Real Madrid Braziliani mund të sakrifikohet pas dështimit të “galaktikëve”

Fillimisht lindën si spekulime, ndërsa tashmë zërat për largimin e mundshëm të Rikardo Kakasë nga Reali i Madridit nuk duken thjesht fantazi. Mesfushori mund të jetë lojtari që do të paguajë për të gjithë “faturën” e dështimit të spanjollëve në Champions. “Goditja” e parë ndaj brazilianit vjen prej trajnerit Pelegrini, i cili nuk e ka grumbulluar për sfidën e sotme në La Liga, në fushën e Vajadolidit. Pas zëvendësimit në ndeshjen me Lionin, Kaka shfaqi hapur zhgënjimin për vendimin e drejtuesit të stolit. Marrëdhënia e teknikut kilian me mesfushorin nuk është solide, ndërsa klubi mundohet të “zbusë” tensionin, duke deklaruar se lojtari nuk u grumbullua për shkak të problemeve fizike. “Divorci” duket i afërt edhe prej faktit se Florentino Perez kërkon që në merkaton e verës të blejë Uejn Runin. Reali e ka të qartë se çmimi i sulmuesit e kalon shifrën 70 milionë euro, por edhe se Ferguson nuk do të bindet lehtë për të pranuar ofertën. Këtu hyn në lojë Kaka, që mund të përfshihet në negociata.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›