Baloteli dhe Shnajder në dyshim, shqetësohet Interi
Problemet
Interi përballet me probleme të shumta, në prag të sfidës kundër çelsit në Champions. Sikur të mos mjaftonte humbja me Katanian, Zhoze Murinjo ka dyshime për lojtarët që do të aktivizojë në “Stemford Brixh”. Mario Baloteli rrezikon të mos jetë pjesë e skuadrës zikaltër, për shkak të dhembjeve në gju. Mungesa e sulmuesit është një handikap, mbi të gjitha në këtë moment kur Eto’o e Pandev kanë “harruar” të shënojnë. Shqetësuese është edhe gjendja e Uesli Shnajder. Holandezi, ashtu si edhe Tiago Mota janë prekur nga viroza gripale. Lojtarët janë të gatshëm të luajnë në Londër, por fakti që nuk janë stërvitur rregullisht, mund të ndikojë në paraqitjen e tyre.
#