E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kasapët” e Evropës, në listë edhe Cana



Në fillimin e çdo ndeshje, arbitrat u kërkojnë futbollistëve që të zhvillohet një lojë sa më “fair-play”. Gjithsesi, ka nga ata futbollistë që janë gjithmonë problematikë, duke ndërhyrë ashpër, ose duke u sjellë në mënyrë aspak korrekte në fushën e lojës. Në listën e dhjetë “kasapëve” të Evropës, të cilët dallohen nga numri i lartë i kartonëve që kanë marrë, hyn edhe shqiptari Lorik Cana. Renditja e tyre bëhet në varësi pikësh. Ndërkohë që kartoni i verdhë vlerësohet me një pikë, kartoni i kuq vlerësohet me dy pikë. Mesfushori i Sanderlendit renditet në vendin e tetë me 12 pikë të grumbulluara, pasi ka marrë 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq deri tani, çka ka munguar edhe prej pezullimit të kartonëve. Listën e futbollistëve që kanë më shumë probleme me kartonët dhe ndërhyrjet e parregullta e kryeson futbollisti i Tenerifes në Spanjë. Luna ka marrë 17 pikë, ose më saktë 13 kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq. Kampionati italian është gjithashtu problematik porsa i përket lojtarëve që marrin kartonë të verdhë, pasi Doni i Atalantës, Aronika dhe Paolo Kanavaro të Napolit, renditen përkatësisht nga vendi i dytë, te i katërt, të gjithë me 13 pikë të grumbulluara. Po aq ka edhe mesfushori argjentinas i Liverpulit, Maskerano.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›