Kasapolli publikon listën
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Agim Kasapolli, tashmë ka bërë përzgjedhjen e basketbollistëve që do t’i mbrojnë ngjyrat e ekipit kosovar në turneun ndërkombëtar që mbahet në fund të këtij muaji në Prishtinë, në të cilin do të marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përpos lojtarëve që luajnë në Kosovë, Kasapolli, në përfaqësuese, i ka ftuar edhe pesë basketbollistë që luajnë jashtë. Grumbullimi i parë i ekipit kosovar për këtë turne do të bëhet më 25 korrik në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet. Ky turne do të zhvillohet më 29, 30 dhe 31 korrik, në kuadër të cilit do të zhvillohen tri ndeshje miqësore.
Takimi i parë i turneut zhvillohet më 29 korrik, në të cilin përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me atë të Shqipërisë. Kurse, më 30 korrik kuqezinjtë nga Shqipëria do të përballen me Kombëtaren e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërsa ndeshja e fundit e turneut do të zhvillohet më 31 korrik, ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Emërorja e përfaqësueses së Kosovës
Sigal Prishtina: Edmond Azemi, Hekuran Binxhija, Alban Veseli, Granit Rugova, Blerim Mazreku, Gazmend Sinani, Valentin Spaçi;
Trepça: Gazmend Asllani, Drilon Hajrizi, Besnik Azemi;
Peja: Edis Kuraja, Vigan Radoni, Mustafë Merovci;
Bashkimi: Fisnik Mehmeti;
K. EuroSport: Fisnik Rugova, Fisnik Juniku;
Nga jashtë: Arian Maliqi, Erijon Kastrati, Korab Ferizi, Gëzim Morina, Dardan Berisha;
Selektor: Agim Kasapolli.
Trajner: Albert Sylejmani.