“Bashkëpunimi me Berishën, LSI drejt shkrirjes”
Autori i Lajmit: red.
Janë shtuar zërat kundër marrëveshjes PD-LSI edhe nga vetë radhët e kësaj partie. Nënkryetari i LSI-së, Sabit Bokaj, shprehet kundër këtij vendimi, duke pohuar se Meta shkeli principet e LSI-së, çka do ta çojë atë drejt shkrirjes si parti. “Si vendim është i ngutur metodologjikisht, i parealizuar dhe në funksion të LSI-së, unë e quaj të gabuar. Ngutja është sepse nuk janë numëruar votat. Unë nuk e besoj që bashkëpunimi me Berishën të mundësojë jetën e një partie afatgjatë. Të paktën praktika nuk ka lejuar një parti të mbijetojë. Do ishte jetëgjatë sikur të zgjidhte krizën, por nuk e zgjidh”, - tha ai. Por numri dy i LSI-së konsideron si të turpshme edhe ofertën që, sipas Metës, ka bërë Rama për ta zgjedhur atë kryeministër me vota të marra nga e djathta. Sipas tij, edhe pse kjo do të realizonte planet e së majtës, nuk është e pranueshme. “Iliri tha se Rama i kishte thënë të bëhej kryeministër me votat që do të bliheshin nga e djathta. “Natyrisht, kjo është e turpshme, por një zgjidhje e tillë do të realizonte synimet e së majtës, e cila do të vinte në pushtet, nxirrte në pension Berishën, i jepte mundësi daljes nga kriza se realizohej hyrja e LSI-së në pushtet dhe interesi personal i Ilirit që ai të ishte kryeministër dhe në perspektivë të vazhdonte bashkëpunimin me PS-në”, - arsyeton Brokaj. Duke lënë të kuptohet se është distancuar tashmë nga LSI, ai shtoi se qeverisja me Berishën do të mbulojë dhe LSI-në me baltën e qeveritarëve, siç janë paratë e Durrës-Kukës, Gërdeci, Fazliçi apo falja e ujërave territoriale. “U uroj udhë të mbarë miqve të mi”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009