Raporti kritik i OSBE/ODIHR-it, Berisha takon drejtues të medias
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Kafe me Kryeministrin
Kreu i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe kryeministër, Sali Berisha, ka zhvilluar dje një takim me gazetarë dhe përfaqësues të medias në Shqipëri ku u ka kërkuar më shumë transparencë dhe paanshmëri në pasqyrimin e evenimenteve politike në vend. Kryeministri ka zhvilluar dje në ambientet e kafe Rogner-it një takim për kafe në shenjë miqësore dhe falënderimi ndaj punës së gazetarëve dhe drejtuesve të medias në zgjedhjet e 28 Qershorit, para dhe pas zgjedhjeve. Berisha është shoqëruar në këtë kafe paraditen e djeshme nga përfaqësuesit e medias Irfan Hysenbelliu, Alfred Peza, Aleksandër Frangaj, Fari Balliu dhe gazetarë të tjerë. Kreu i PD-së bisedën e ka zhvilluar rreth zgjedhjeve, procesit të numërimit, incidenteve të Shkodrës dhe Fierit, raportit paraprak të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet etj. Një temë shumë e rëndësishme, e cila u prek nga kryeministri Berisha në këtë tryezë, ka qenë transparenca e medias në fushatën zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve, një fenomen i cili u kritikua shumë për njëanshmëri nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, por dhe nga ambasadorët e vendeve perëndimore të akredituara në Tiranë. Përfaqësuesit e medias i kërkuan kryeministrit mbështetje sa më të madhe nga qeveria për sa i përket transparencës dhe profesionalitetit të medias duke marrë përgjigje pozitive nga Berisha për sa i përket reformës në të ardhmen mbi transparencën e medias në Shqipëri. Shefi i ekzekutivit, Berisha, u ka kërkuar më shumë mbështetje drejtuesve të medias dhe gazetarëve të pranishëm që të ndihmojnë edhe më shumë në pasqyrimin e realitetit në Shqipëri dhe zhvillimit të mëtejshëm të vendit, sidomos për sa u përket çështjeve të integrimit evropian dhe përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave. Në përfundim, Berisha u ka shpjeguar përfaqësuesve të medias dhe marrëveshjen e fundit të tij me kreun e LSI-së, Ilir Meta, si dhe arsyet se përse ka qenë domosdoshmëri përfshirja në qeverisje e kësaj force politike, edhe pse është e spektrit të majtë. Sipas tij, do të ishte më gjithëpërfshirëse qeveria e re me LSI-në, edhe pse ai tha se PD-ja i ka numrat e duhur për të bërë qeverinë, por që me LSI-në reformat urgjente dhe të domosdoshme do të jenë më të sigurta. Në përfundim Kryeministri u ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për profesionalizmin e treguar ditët e fundit në kuadër të pasqyrimit të lajmit dhe linjës editoriale të këtyre mediave.
Partitë Popullore Evropiane
Martens: “Berisha do tё vazhdojё rrugёn drejt perspektivёs evropiane”
Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Vilfried Martens, pёrshёndeti krijimin e koalicionit të ri qeverisës, udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha që pason fitoren e koalicionit të drejtuar nga Partia Demokratike "Aleanca e Ndryshimit", nё zgjedhjet parlamentare tё 28 Qershorit. Presidenti Martens i dha mbёshtetje tё plotё kryeministrit Berisha gjatё vizitёs sё tij nё Shqipëri, nё 48 orёt e fundit tё fushatёs elektorale. Gjatё kësaj vizite, presidenti Martens nё takime tё shumta me publikun dhe nё media shprehu mbёshtetjen ndaj Partisё Demokratike. “Jam shumё i kёnaqur qё kryeministri Berisha ka siguruar njё shumicё kaq tё fortё nё Parlament. Kjo do ta lejojё atё tё krijojё njё qeveri proevropiane, qё do tё vazhdojë zbatimin e reformave tё suksesshme tё Shqipёrisё”, - u shpreh Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Vilfried Martens. “Falë Sali Berishёs, Shqipёria ka pёsuar njё transformim madhёshtor dhe unё jam i bindur se me kёtё mandat tё ri, ai do tё vazhdojё tё shtrojё rrugёn e vendit tё tij drejt perspektivёs sё Bashkimit Evropian”,- shtoi Martens.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2009