E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar, kërcënoi me vdekje të vëllanë, arrestohet 25-vjeçari



Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka kanosur me armë të vëllanë e tij. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kasharit në kryeqytet.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Shefki Zoli ka kërcënuar se do vrasë të vëllanë e tij me armë, Refik Zolin, ndërsa qëndronin në të njëjtën shtëpi. Është bërë denoncimi në komisariatin nr. 6 të Tiranës dhe uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë kryer edhe arrestimin e 25-vjeçarit. Ai është shoqëruar për në ambientet e komisariatit, ku pritet të dalë përpara drejtësisë. Shefki Zoli akuzohet për konsumim të veprave penale të “kanosjes” dhe të “armëmbajtjes pa leje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›