Tenton te grabise banesen, por ekzekutohet
Nje grabites eshte ekzekutuar me arme teksa ka tentuar te grabise nje banese. Ngjarja ka ndodhur ne oret e par ate mengjesit te sotem, ne Tirane. Vete pronari i baneses Feim Llanaj ka shpjeguar ne polici se dy persona me maska dhe te armatosur kane hyre ne banesen e tij, por kane hasur ne rezistencen e vete pronarit. Ky i fundit ka sqaruar se njeri prej hajduteve ka tentuar ta godase me leve, ndersa tjetri eshte larguar, duke lene armen. Ai e ka marre armen me pas dhe ka hapur zjarr, duke vrare grabitesin. Grabitesi i vrare ende nuk eshte identifikuar, ndersa pronari i servisit eshte ndaluar nga policia dhe po merret ne pyetje per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Nje ngjarje e ngjashme, u regjistrua vetem nje dite me pare ne fshatin Rushbull ne Durres. Tre anetare te nje familjeje u plagosen ne perleshje me maskat qe u kishin hyre gjate nates ne shtepi per t’i grabitur.