Vlorë, zbardhet vrasja e ‘97-s, autori i dënuar
09/01/2009 Viktima Ali Alizoti, autori Zamir Memi në burg për tjetër vrasje
VLORE- Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë një nga ngjarjet që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës në vitin 1997. Vrasja e ndodhur ndër të parat në prill të 1997, në afërsi të zonës së spitalit rajonal të Vlorës, pikërisht në lagjen “Partizani” është zbardhur vetëm 11 vjet më vonë nga policia dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor të Vlorës. Në 21 prill të 1997 ka mbetur i vrarë Ali Alizoti, lindur në Delvinë e banues në Sarandë. Pas një sërë hetimesh u mundësua identifikimi i autorit të kësaj vrasje, që është 38-vjeçari nga Tirana, Zamir Memi, i cili aktualisht vuan dënimin për një tjetër vrasje që ka kryer në Tiranë. Dje policia e Vlorës, nëpërmjet zëdhënësit të saj Saimir Kociaj ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës që i jep Zamir Memit arrest në burg për vrasjen e ndodhur më 21 prill 1997 në Vlorë. Dënim që do t’i shtohet masës së dënimit, të cilën Zamir Memi po e vuan aktualisht në burgun e Vaqarit në Tiranë për një tjetër vrasje.
Dh. Spiro