Taksisti që goditi gruan me sëpatë gjendet i djegur në makinë
09/01/2009 Autorët e kanë vrarë me pistoletë dhe pasi e futën në bagazh e hodhën në liqenin e Farkës
TIRANE- Trupi i pajetë i një taksisti është gjendur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Farkës. Kufoma u identifikua mbrëmë dhe policia tha se ai ishte Ramazan Hyka, i cili ndodhej brenda bagazhit të makinës së tij. Nga burime pranë grupit hetimor mësohet se Hyka është qëlluar me pistoletë dhe më pas është vendosur në bagazhin e makinës. Prej vendit të ekzekutimit kufoma është transportuar nga autorët në drejtim të liqenit të Farkës, ku në një rrugët jo shumë të frekuentuar ata i kanë vënë zjarrin makinës, duke bërë që dhe trupi i Ramazan Hykës të digjet plotësisht. Viktima, është në moshën 42 vjeç, dhe sipas policisë ai është me precedent penal, pasi në muajin qershor të vitit 2007 ka tentuar të vrasë gruan e tij me sëpatë. I ndjeri është vrarë dhe më pas është djegur duke dhënë shpirt, në makinën e tij një taksi e palicencuar. Taksisti mendohet të jetë vrarë në orët e para të ditës së djeshme ende pa gdhirë dhe më pas i është vënë flaka edhe makinës duke e djegur edhe të ndjerin brenda saj, pasi ishte vrarë me armë zjarri. Ngjarja u zbulua nga banorët e zonës së liqenit të Farkës, të cilët lajmëruar menjëherë policinë dhe forcat e shumta të saj kanë mbërritur në vendngjarje. Pas marrjes së informacionit uniformat blu kanë porositur dëshmitarët të mos i afrohen viktimës. Ndërkohë që lidhur me ngjarjen është vënë në dijeni edhe drejtori i sapoemëruar i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, i cili së bashku me një grup hetuesish ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Sipas burimeve pranë grupit hetimor, makina e djegur së bashku me viktimën ishte braktisur pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia e Marsit 2008, ku u mbytën 16 persona.
Shkaqet
Aktualisht grupi hetimor ka marrë dëshminë e personave që kanë parë viktimën dhe në të njëjtën kohë specialistët e krimeve të rënda kanë ngritur edhe dyshimet e para. Një ndër dyshimet është ajo e hakmarrjes, nga të afërmit e gruas së tij, pasi në qershor të 2007-s viktima ka goditur me sëpatë Aishe Hykën, e cila ka mbetur e plagosur rëndë. Gjithashtu një tjetër dyshim i ngritur nga grupi hetimor është ai i ndonjë borxhi, pasi mësohet se viktima në fjalë ishte në vështirësi ekonomike. Ndërkaq që Ramazan Hyka ishte zhdukur që prej dy ditësh dhe të afërmit e tij, kishin bërë edhe një denoncim pranë autoriteteve të Policisë së Shtetit.