E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar zbulohen kater objekte te rralla arkeologjike

Në fshatin Kus të komunës Kashar pikërisht në kodrën e “Qafë Qishës” kanë dalur në dritë 4 objekte të rralla. Bëhet fjalë për rrënojat e një kishë mesjetare, një xhami mbi 300 vjeçare që njihet me emrin xhamia e Kusit, një kishë që ndodhet në pronat e fisit Musteqja dhe një varrezë antike. Agjencia e shërbimit arkeologjik pranë Ministrisë së Kulturës e ka shpallur si zonë në mbrojtje dhe së shpejti pritet që të nisin gërmimet për të parë potencialin arkeologjik i cili jep të dhëna më të sakta rreth objekteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›