"Kashari", 13.5 dynymë me tapi false për një person
Dy ish-kryekomunarët e Kasharit, Faik Fejza e Naim Karaj; ish-kryeplaku i këtij fshati Islam Shera; si dhe topografi i komunës Shefqet Ali-kaj kanë falsifikuar tre parcela me sipërfaqe 13 550 metër katrorë, për llogari të Ruhi Valisit, të bashkakuzuar me ta në dosjen "Kashari".
Fatos Mahmutaj
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Ruhi Valisi, në bashkëpunim me Sherën, Karajn, Alikajn e Fejzën, ka prodhuar fillimisht aktet përbërëse të praktikës së falsifikimit të një prone 2450 metër katrorë me të dhëna të rreme. Ky person nuk ka qenë kryefamiljar në vitin 1991, kur u bë ndarja e tokës. Valisi atëherë ka qenë anëtar i familjes me kryefamiljar babanë e tij e Shefqet Valisi. Nga hetimet ka dalë se Shefqet Valisi jo vetëm që është pajisur me tokën që i takon sipas normës për frymë, por sipërfaqja që i është dhënë nga Komisioni i Ndarjes së Tokës është disa herë më e madhe, nga ç'i takon. Pavarësisht nga këto rrethana Ruhi Valisi, është pajisur me akte pronësie të sipërfaqes 2450 metër katrorë. Ndërsa të bashkakuzuarit me të dyshohen se kanë kryer veprime të drejtpërdrejta edhe në lidhje me ndarjen e tokës në emër të Shefqet Valisit. Këto fakte tashmë për Prokurorinë janë të provuara nga dokumentacioni dhe provat shkresore të administruara në ZVRPP-ja të kryeqytetit, si dhe dokumentet që u janë sekuestruar të pandehurve në momentin e arrestimit. Pavarësisht nga ky fakt, Shera, Karaj Alikaj dhe Fejza kanë vepruar duke pajisur të bashkëpandehurin Ruhi Valisi me sipërfaqe të tjera toke dhe dokumente përkatëse të tyre. Akti i marrjes së tokës në pronësi, në emër të Valisit përmban të dhëna të rreme në lidhje me numrin e aktit të pronësisë, kohën e lëshimit, paraqitjen e Ruhiut si kryefamiljar. Për pasojë në tërësinë e tyre këto akte përbëhen nga të dhënat e rreme në lidhje me përmbajtjen. Ndërkohë hetimet kanë nxjerrë se veç praktikës së kësaj sipërfaqeje Valisi është pajisur edhe me dy sipërfaqe të tjera, njëra tre mijë metër katrorë dhe një tjetër 8100 metër katrorë, në bazë të akteve të pronësisë së falsifikuara, të cilat përmbajnë të dhëna të rreme. Sipas Prokurorisë, për të njëjtin përfitues janë prodhuar tapi të ndryshme, ndërkohë që për një pronar mund të lëshohet vetëm një i tillë, që është unik dhe i papërsëritshëm. Të dhënat e këtyre akteve paraqesin mospërputhje, me formularin 6 në të cilin Ruhi Valis nuk është regjistruar, si dhe me njëra-tjetrën. Mospërputhja qëndron edhe në numrin e aktit, sipërfaqen, numrin e parcelave, kufijtë e tokës. Pra, rezulton që të njëjtët subjekte për të njëjtin pronar kanë prodhuar edhe nënshkruar akte krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri.