Policia verifikon pikat kufitare, mjeku kaloi aeroportin çdo muaj
TIRANE - Që prej vitit 2004, deri dy javë para arrestimit të tij, mjeku Kastriot Dautaj ka udhëtuar jashtë vendit mesatarisht një herë në muaj.
Ky ka qenë rezultati i një verifikimi të kryer nga oficerët e Policisë së Shtetit, hetuesit dhe Prokurorisë së Tiranës, që janë marrë me hetimin e mjekut kirurg, Kastriot Dautaj. Konkluzioni i verifikimit është pohuar për "Panorama"-n, gjatë ditës së djeshme nga burime të organit të akuzës të cilët kanë shtuar, se udhëtimet e mjekut janë kryer me të gjitha kompanitë ajrore që kanë operuar në aeroportin e Rinasit. Sipas burimeve të organit të akuzës, udhëtimet e mjekut Dautaj kanë qenë kryesisht në drejtim të Gjermanisë, Italisë, Turqisë, SHBA-së, Austrisë etj. Në dy raste, sistemi TIMS i Policisë Kufitare ka regjistruar në hyrje-daljet kufitare, një udhëtim vajtje-ardhje në Malin e Zi. Po kështu hetuesit kanë administruar edhe disa hyrje-dalje të mjekut në drejtim të Turqisë dhe anasjelltas.
Të gjitha këto lëvizje të tij janë administruar element për të zgjeruar hetimin ndaj mjekut. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se kirurgu Dautaj ka pohuar se, udhëtimet e tij jashtë vendit i ka pasur për arsye të pjesëmarrjes së tij në kongrese të ndryshme mjekësore, udhëtime personale për pushime, si dhe udhëtime drejt fëmijëve të tij, një djalë dhe një vajzë që ndodhen në SHBA për studime. da.bi.