E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashari, hetim lidhjeve Hipoteke-Komune

Redinalda Caushaj

Zyrtaret e arrestuar te Hipotekes gjate operacionit "Furtuna", dyshohet se jane te perfshire edhe ne abuzimet me trojet e Kasharit. Prokuroria e Tiranes dhe zyra e Task Forces nisin verifikimet per lidhjet midis 3 zyrtareve te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne kryeqytet dhe tre kryekomunareve te arrestuar. Burime zyrtare nga organi i akuzes thane dje, per gazeten "KJ", se gjate hetimeve te kryera disamujore eshte arritur ne perfundimin se mund te kete pasur bashkepunime midis zyrtareve te Hipotekes dhe atyre te Kasharit. Dyshohet se punonjesit e Hipotekes kane regjistruar pronat e zones se fshatrave, duke lejuar mbivendosjet ne harta e kadaster. Prej disa javesh kane nisur te verifikohen te gjitha dokumentet e sekuestruara ne hipoteka per te arritur ne perfundimin e lidhjeve te mundshme te ketyre personave qe jane marre te pandehur ne dy procese te ndryshme. Mesohet se prokuroret e dy ceshtjeve, "Kashari 2" dhe "Furtuna" kane nisur bashkepunimet per te verifikuar dokumentacionet e trojeve dhe regjistrimeve te tyre. Ka dyshime se falsifikimet e kryera per mbivendosjen e siperfaqeve te tokave gjate viteve 2003-2007 jane kryer edhe me ndihmen e zyrtareve te Hipotekes.

Njesia e Task-Forces, e cila po heton edhe mbi 15 personat e vene ne pranga dhe dy ne kerkim, per abuzimet me pronat ne komunen e Kasharit dhe zona te tjera te kryeqytetit, do te verifikoje rast pas rasti edhe abuzimet qe mund te jene kryer ne bashkepunim gjate ketyre viteve te fundit. Dyshohet se ka edhe zyrtare te tjere te ZRPP-se qe nuk kryejne kete funksion ditet e sotme qe mund te kene abuzuar me trojet. Burime nga prokuroria kane pohuar se ne materialet shkresore te sekuestruara ne kadaster jane hedhur dyshime per nje bashkepunim te mundshem mes te pandehurve te ketyre dy grupeve. Siperfaqja e tokes, me te cilen eshte abuzuar ligjerisht shkon ne 150 mije metra katrore, ndersa vlera e demit ne 1,5 milione euro. Nen hetim per abuzime ne Hipoteka, nga ana e prokurorise jane marre gjashte persona, te cilet rane ne pranga, ne saje te operacionit te koduar "Furtuna". Te dyshuarit jane Artan Mehmeti, 41 vjec, Ramiz Hykaj, 42 vjec, Enton Babameto, 33 vjec, te tre specialist ne Zyren Qendrore te Regjistrimit te Pasurise se Paluajtshme, Veiz Senko, 55 vjec, Halil Hima, 47 vjec, seksere, si dhe Dali Hakorja, 52 vjec, ky i liruar se fundmi nga Gjykata e Larte, ish-oficer policie i SHKB-se ne polici.

Nderkohe qe te gjashte keta persona dyshohet te kene bashkepunuar me 9 personat e tjere te rene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kashari", mes te cileve kryekomunari aktual, Alfred Sula, ish-drejtuesi Faik Fejzo dhe pese zyrtare te tjere. Personat e marre nen hetim nga ana e Task Forces akuzohen per veprat penale "korrupsionit pasiv dhe aktiv" "shperdorim detyre" "falsifikimit te dokumenteve", "falsifikimit te formulareve, stampave dhe vulave", "ushtrimit te ndikimit te pa ligjshem te personit qe ushtron funksion publike".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›