E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, flakë makinës në mesnatë

POGRADEC – I vënë flakën me benzinë makinës së parkuar para portës së shtëpisë. Rreth orës 02:30, flakët e fuqishme të zjarrit kanë sinjalizuar 59-vjeçarin Enver Kaftira për atë që po ndodhte. 

Makina e tij, “Benz” 190, me targë PG 3619 B është shkrumbuar plotësisht. Sipas dëshmisë së Kaftirës ai e kishte parkuar makinën gjatë natës para portës së shtëpisë, pranë Kishës së re. Në mëngjes ai i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin për ngjarjen. Nga hetimet e para ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin anësor të makinës dhe kanë derdhur mbi sediljet e saj 2 bidona me nga 1.5 litra benzinë. I pyetur nga policia, Kaftira ka pohuar se nuk ka pasur konflikte.        j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›