Të përmbyturit: Nuk i lëmë shtëpitë për Parkun
Të përmbyturit nga hidrocentrali i Fierzës kërcënojnë se nuk do të lëvizin nga lagjet periferike të Durrësit, ku janë vendosur prej 14 vitesh.
KUKES/ JONUZ HALLAÇI
Ata kanë siguruar një vendim të fundit të qeverisë, sipas të cilit, zonat e ish-Kënetës dhe të Spitallës në Durrës shpallen “zona të lira ekonomike”. Menjëherë sapo kanë mësuar vendimin, drejtuesit e shoqatës së të përmbyturve, me qendër në Kukës, por që mbledh rreth vetes dhe banorë të Hasit, Tropojës e Pukës janë irrituar prej tij. Me shpalljen zonë e lirë të lagjeve, ku janë vendosur, po me vendim qeverie në vitin 1994, 300 prej familjeve duhet të shpërngulen sërish nga banesat e tyre. Ish-Këneta dhe Spitalla do të jepen me koncesion për 35 vjet, si një rajon që do të krijojë hapësira për investime, kryesisht për të huaj. Drejtuesit e shoqatës e kanë konsideruar një veprim mafioz të pushtetit vendor në Durrës dhe jo një ide të Kryeministrit Sali Berisha, të cilit i kanë kërkuar takim dhe anulim të menjëhershëm të vendimit nr. 391 datë 21.2.2008. Ky vendim anulon atë me numër 306, të datës 30.6.1994, sipas të cilit duhet të përfitonin troje ndërtimi e tokë bujqësore rreth 1 mijë familje të përmbytura nga rrethet verilindore. Sipas banorëve, dhënia me koncesion e këtij rajoni bllokon marrjen e tokës për 300 familje që janë në proces dhe ndarjen e 160 hektarëve të tjera tokë. Sipas vendimit të vitit 1994, qeveria vuri në dispozicion të përmbyturve 460 hektarë tokë dhe 1 mijë troje ndërtimi. Por në bazë të ligjit të fundit, të gjithë banorët që janë sistemuar atje, por dhe të tjerë vendas duhet të lëvizin dhe të kompensohen në bazë të ligjit të shpronësimeve, pasi do të ndërtohet parku industrial pranë zonës kadastrale 8517 në Spitallë. Në një pikë të vendimit sqarohet se, me shfuqizimin e ligjit 306 për banorët e Kukësit, Hasit, Tropojës e Pukës shteti do të bëjë shpronësimet për të gjithë ata që dëmtohen nga ky ndërtim. Por, banorët e kanë kundërshtuar këtë fakt, pasi sipas tyre është e treta herë që po lëvizin. E para ishte në vitin 1978, kur u përmbytën rreth 35 fshatra të luginës së Drinit të Bardhë e të Zi, më pas në vitin 1994 dhe tani po detyrohen të transferohen për herë të tretë. Kryetari i shoqatës së të përmbyturve, Jahë Trota thotë se vendimi i jep fund shpresës së mijëra banorëve që janë në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre. “Vendimi është absurd, se ne duhet të lëmë atë çfarë kemi ndërtuar me mund e djersë pas shpërnguljeve që na detyruan të bëjmë. Po na humbasin dhe varret”. Sipas Trotës, vendimi i përket qarqeve mafioze në Durrës, duke shtuar se Kryeministri Berisha nuk duhet të jetë i informuar në detaje për të. “Ne do të ndjekim rrugën gjyqësore, se jemi ne ata që duhet të vendosim për koncesionin dhe jo qeveria”, pohon Trota duke hedhur idenë e referendumit. Shoqata i ka nisur një telegram Kryeministrit Berisha, duke i kërkuar takim urgjent. Në të kundërt, banorët kërcënojnë me protesta të fuqishme në Kukës dhe Durrës.
Përmbytja nga hidrocentrali
Ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës në vitet ’70 shkaktoi përmbytjen e 35 fshatrave dhe qytetin e Kukësit të vjetër. Rreth 3 mijë familje me 5 mijë hektarë tokë janë prekur nga përmbytja. Atyre u është premtuar kompensim, por deri tani vetëm 1 mijë familje kanë përfituar. Pas viteve ’90 pati shumë greva urie e protesta të dhunshme, njëra prej të cilave në vitin 1994 kur banorët u përplasën me policinë.