E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet 35-vjetori i revoltës së Spaçit

MIRDITE – Përkujtohet 35-vjetori i revoltës në burgun e Spaçit në Rrethin e Mirditës. 

 Ish të burgosur që kanë kryer dënimin e tyre në këtë burg famëkeq të periudhës së diktaturës në Shqipëri kanë shkuar dje në Spaç për të përkujtuar ngjarjen e ndodhur 35 vjet më parë, kur ata u konfrontuan fizikisht me policinë, si edhe hodhën parulla “Poshtë komunizmi”, “Poshtë diktatura”, “Poshtë Enver Hoxha” etj. I pranishëm ka qenë edhe analisti Fatos Lubonja, i cili ka kryer një pjesë të dënimit të tij politik në këtë burg. Analisti Lubonja ka shkëmbyer replika të ashpra me inxhinierin Franko Krroçiu, i cili së bashku me një firmë private kanë nisur gërmimet për hapjen e minierës ku kanë punuar të burgosurit, pasi kështu po shkatërrohen dhe prishen kujtimet e terrorit të ushtruar në Spaç. Një vendim qeverie i vitit 1997 ka vendosur që ky burg të rikonstruktohet dhe të kthehet në një muzeum. r.n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›