Vlorë, arrestohet autori i plagosjes
VLORE – Arrestohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur 1 muaj më parë në një lokal pranë Kuz babasë në Vlorë.
Sipas policisë së qytetit, dje u prangos 24-vjeçari Ervis Matodashi, me akuzën e plagosjes me armë të pronarit të lokalit, Roland Zijait, 48 vjeç si dhe kuzhinierit Hysni Kalemi, 42 vjeç. Për policinë, provat e mbledhura janë të mjaftueshme për të akuzuar të riun për ngjarjen. I arrestuari Matodashi ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet që ai të merret sërish në pyetje në prani të avokatit. Ngjarja ndodhi më 21 prill, kur afër mesnatës u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të lokalit të Zijait. Prej plumbave të qëlluar në distancë u plagosën dy vetë. Motiv për atentatin u dyshua se ishte konkurrenca, por hetimet po vazhdojnë ende deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. q.b