Kasia Smutniak, muza e re e Armanit
Muza e frymëzuese e stilistit Xhorxhio Armani? Kasia Smutniak. Ajo e nisi karrerën e saj si modele dhe më pas vazhdoi aktrimin suksesshëm. Për bukurinë dhe aftësitë e saj profesionale është zgjedhur nga “mbreti Xhorxhio” si muza e flagrancës më të re. E bukur dhe sensuale, ajo po bëhet gjithmonë e më tepër e famshme. Aktore dhe modele polake, por e birësuar në Itali u paraqit edhe me filmin “From Paris with Love”, përkrah Xhon Travoltës. Të gjitha arritjet e saj janë të merituara, për një femër speciale, ashtu siç e përcakton edhe vetë Armani, që e zgjodhi si imazh të parfumit të tij: “E zgjodha sepse mbi fytyrën e saj lexohet karakteri modern, që më pas ndërthuret me sensualitetin dhe bukurinë e freskët”. Ajo është nënë e një vajze 5-vjeçare të quajtur Sofi, e lindur nga një marrëdhënie me Pietro Tariconen, pas flirtit që pati me aktorin Raz Degan. Aktorja 30-vjeçare, që atëherë nuk është fotografuar më në shoqërinë e një mashkulli, me përjashtim të rastit verën e shkuar, kur u pa së bashku me ish-in e saj dhe vajzën e tyre në plazh si një familje e vërtetë.
8 Tetor 2009