E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhorxh Majkëll, i dëshpëruar nga ndarja me të dashurin



Xhorxh Majkëll tashmë është singëll. Pas trembëdhjetë vitesh mori fund historia sentimentale me të dashurin Keni Glos. Sipas miqve, Majkëll nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen dhe ndihet shumë keq. Gazetat britanike, shprehen se shkak për këtë ndarje është bërë arrestimi i fundit i këngëtarit vitin e kaluar. Duket se lidhja mes 50-vjeçarit, Keni dhe këngëtarit 46-vjeçar ka përfunduar që në muajin dhjetor të vitit të shkuar, por lajmi bëhet publik vetëm tani. Edhe pse ata të dy janë ende ortakë biznesi (zotërojnë një galeri arti në Dallas), Keni është tërbuar nga arrestimi i Majkëllit dhe nuk deshi t’ia dinte më për të, duke vendosur ta linte në moment. Xhorxh u rikthye në Londër i shkatërruar, së bashku me mikun dhe menaxherin e tij, Andi Stivens. Një burim i afërt me çiftin, rrëfen: “ Keni i dha më shumë se një mundësi Xhorxhit. Pas incidentit, ai i tha stop çdo marrëdhënieje me të. Të gjithë e dinë se Xhorxh në vendin ku u arrestua, nuk shkoi vetëm për çështje droge, por edhe për të gjuajtur”.

8 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›