Triumfi i Shalkes fitore historike me Arsenalin

Shalke u bë skuadra e parë joangleze që e mund Arsenalin në Angli në Ligën e Kampionëve në 44 vjet. Ky rekord u arrit nga golat e pjesës së dytë dhe trajneri holandez i gjermanëve, Stevens, është i lumtur.
“Kur fiton dy ndeshje jashtë fushe dhe ke 7 pikë pas 3 ndeshjesh në Champions, mund të jesh i kënaqur, por ne kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Mendoj se nuk e nisëm ndeshjen mirë, na u desh çerek ore për të marrë veten. Sa për faktin se jemi ekipi i parë joanglez që mundim Arsenalin në Champions në Angli, kjo nuk më impresionon. Më shumë rëndësi ka loja jonë”.
Arsen Venger nuk doli këtë herë në konferencë për shtyp pas ndeshjes. Në vend të tij foli ndihmësi, Stiv Bould.
“Ne luajtëm keq, nuk di pse, por kohët e fundit nuk po paraqitemi mirë. Ne nuk patëm besim tek vetvetja, gjë shumë e rëndësishme në një turne kaq të fortë. Shalke është një ekip shumë i mirë, jo më kot mundi Dortmundin në fundjavë. Do të kishim qenë të kënaqur edhe me 0-0”.
Shalke dhe Arsenali vazhdojnë kryesimin dhe kanë shanse të kalojnë përtej, por skuadra angleze gjithsesi rrezikon shumë me këtë humbje brenda fushe.