Arshavin: Nuk e kam arritur akoma maksimumin
Londër - Andrei Arshavin deklaron se nuk e ka arritur akoma maksimumin e tij me Arsenalin, megjithëse shënoi katër gola në përballjen e mbrëmshme me Liverpulin në transfertë.
Futbollisti rus mbërriti tek Arsenali në merkaton e janarit, dhe në këtë pak kohë ai po bëhet një nga pikat më të forta të skuadrës së Arsen Vengerit.
"Mendoj se nuk jam stabilizuar akoma me Arsenalin, pasi në pjesën e parë nuk u duka shumë, përveç momentit kur shënova golin e parë, -deklaron Arshavin. Jam një futbollist i ri, dhe më duhet pak kohë për të kapur më të mirën. Jam i gëzuar, por jo shumë, pasi nuk arritëm dot të fitojmë".
Super ndeshja Liverpul-Arsenal përfundoi në barazim 4-4, ku shënues për këta të fundit ishte vetëm Andrei Arshavin.