Kaskada e Drinit, ulet shfrytëzimi i rezervës ujore
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur të mendojë për sezonin e verës, duke marrë parasysh thatësirën që karakterizon këtë stinë dhe ka rritur rezervat e saj hidrike. Për të bërë të mundur një gjë të tillë, sipas njoftimeve zyrtare nga KESH-i, është pakësuar përdorimi i ujit të kaskadës së Drinit, duke siguruar një blerje të energjisë në import. Një gjë të tillë KESH-i tani e ka më të lehtë ta bëjë, pas rezultateve shumë të mira financiare të vitit të kaluar, kur fitimet e realizuara shlyen një pjesë të madhe të borxheve, të marra në vite. Ndërkohë, siguria e furnizimit të mëtejshëm është garantuar dhe do të garantohet edhe nga finalizimi i suksesshëm i projekteve të rehabilitimit të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin dhe kaskadën e lumit Mat, duke vijuar me rehabilitimin e hidrocentralit të Komanit, dhe që do të vazhdojë me implementimin e projektit madhor të sigurisë së digave në të gjitha hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin dhe kaskadës së lumit Mat. Ndërkaq, po punohet intensivisht në objektin fundor të kaskadës së Drinit, HEC-in Ashtë, ku tashmë vijon procedura e montimit të një numri të madh gjeneratorësh. Hidrocentrali të punojë me anën e 90 turbinave të vogla, të cilat mundësojnë një shfrytëzim veçanërisht efikas të ujit. Nga viti 2012, në Ashtë do të prodhohen 240 milionë kilovatorë energji elektrike. A